Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin e Liqenit te Badocit është rritur sërish, duke e bërë të papërshtatshëm për konsum. Për t’iu përgjigjur kësaj situate, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” është angazhuar të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e zonave të prekura. Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, cisternat me ujë të pijshëm janë vendosur në disa lokacione kyçe, duke përfshirë rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, lagjen “Bregu i Diellit”, te SHFMU “Ismail Qemaili”, në Graçanicë, si dhe në fshatrat Preoc dhe Llapnasellë. Rritja e nivelit të manganit në këtë liqen është një problem që është shfaqur edhe vitin e kaluar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mangani është një element esencial për organizmat e gjallë, por ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore, veçanërisht kur konsumohet për periudha të gjata.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …