Kryetari Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga dy këshilltarët komunalë, Astrit Sertolli dhe Amrush Helshani si dhe nga aktivisti mërgimtar në Zvicër, Agim Paçarizi, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Zvicër, me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së Meyrinit, (kantoni i Gjenevës), Nathalie Leuenberger, dhe bashkëkryetarët e Këshillit, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz.

Me këtë rast kryetari Kastrati ka zhvilluar një vargë takimesh me përfaqësuesit e lartë të institucioneve lokale në Meyrin, me qëllim të thellimit edhe më tej të bashkëpunimit në mes të dy komunave, për të ecur deri te procesi i binjakëzimit.

Është lajm i mirë që falë këtij bashkëpunimi, tashmë Komuna e Meyrinit ka shprehu gatishmerinë për të dhuruar donacion për Komunën e Malishevës, si disa mjete motorike që shërbejnë për pastrimin e rrugëve në qytet dhe mirëmbajtjen e ambientit në përgjithësi, për çfarë u jemi shumë mirënjohës.

Falenderues përherë edhe për mërgatën shqiptare, për sjelljen shembull në këtë pjesë të Zvicrës dhe për bashkëpunimin që ka komuna e Meyrinit me mërgatën tonë, e cila në masë të madhe, është nga komuna e Malishevës, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi kujtoi dhe nderoi personat me nevoja të veçanta

Në ditën e personave me aftësi të veçanta, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi …