Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Ligji i ri për tatimin në pronë godet edhe bizneset, kryesisht ato të mesme dhe të mëdha, pasi do të ketë ngritje të tatimit për dyfish apo trefish më shumë. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, thotë se pas amandamentimit të ligjit, vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës, qytetarët tashmë kanë vënë re rritje të faturave të tatimit mbi pronë. Megjithatë, ai nënvizoi se problematika do të theksohet më tej për bizneset, të cilat do të përballen me një rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë. i shpjegon se me hyrjen në fuqi të shkallës tatimore progresive, bizneset e mesme dhe të mëdha mund të përballen me rritje të tatimit që arrin deri në dyfishin ose trefishin e vlerës aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Lajçak: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe modernizimi i kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, stabilizojnë rajonin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, …