Kryeministri, Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes i mëson ndërkombëtarët se si duhet të sillen me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti, në fjalën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes  ka folur edhe për pushtetin në Serbi dhe qeverisjen e Aleksander Vuçiqit. Kurti ka thënë se Serbisë duhet t’i ndërpritet ndihmesa aktuale dhe ajo e ardhshme nga BE-ja, Amerika  dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjithashtu Kurti i mëson ndërkombëtarët se duhet të sanksionohen të gjithë ata që bashkëpunojnë me personat të cilët janë të futur në listën e zeze. Ai ka kërkuar edhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare prej pesë kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë meqë thotë se Serbia po e keqpërdor heqjen e saj që kishte ndodhur në vitin 2001. Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2001, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjit dhe e vranë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Vuçiqit, i cili po sjell artileri e trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi prej 5 kilometërsh, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Lajçak: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe modernizimi i kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, stabilizojnë rajonin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, …