Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së kryeministri Albin Kurti, sot në konferencën me temë: “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, në fjalën e tij ka saktësuar se 211 mijë e 789 qytetarë tanë e kanë braktisur Kosovën vetëm në këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshtur zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës. Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës”. Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë, ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.