Në një letër drejtuar anëtarësisë së AAK-së, kryetari Ramush Haradinaj është shprehur i mrekulluar me një punë të shkëlqyer që është bërë në disa muajt e fundit në këtë parti. Strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë në fazën përfundimtare të procesit e analizës brenda organizatës politike. Në muajin e fundit, ekipet përfaqësuese të të gjitha strukturave të AAK-së, kanë vizituar 381 nëndegë, ndërkohë që procesi do të vazhdojë edhe për 300 nëndegë të tjera. Nga të gjeturat e ekipeve të ngarkuara, del se AAK, krahasuar me periudhën e para zgjedhjeve të fundit, ka një shtrirje organizative në rritje, si dhe një konsolidim të organizatës politike në nivelet më themelore të saj dhe në të gjitha pjesët e Kosovës. Nga nëndegët e vizituara, rreth 100 prej tyre, tashmë kanë aplikuar sistemin e riorganizimit të plotë, duke përfshirë edhe udhëheqjet e tyre. Një vëmendje më e sforcuar i është kushtuar pjesëve ku AAK-ja nuk ka pasur rezultate të kënaqshme në periudhën e shkuar. Gjatë këtij procesi, janë evidentuar edhe mbi 2500 anëtarësime të reja, që i kanë dhënë një fuqi tjetër AAK-së, thuhet mes tjerash në këtë letër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …