Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. Shënjestër e këtij sulmi ka qenë edhe kryeqyteti Kievi. Forcat Ajrore të Ukrainës ka njoftuar se kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa. Autoritetet lokale ukrainase janë cituar të kenë thënë se sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës në Detin e Zi, duke shkaktuar disa shpërthime në Odesë.  Ndërkohë, guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, ka bërë të ditur se gjatë sulmit të 6 tetorit është vrarë një civil dhe 15 të tjerë u plagosën në këtë rajon jugor ukrainas gjatë sulmeve ruse të kryera në 24 orët paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Deputetët e opozitës kanë thënë se ministri të Qeverisë Kurti po i fshehin tenderët për ta keqpërdorur buxhetin

Deputetët e opozitës kanë thënë se ministri të Qeverisë Kurti po i fshehin tenderët për …