Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Ministrja, Arbëria Nagavci për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e 160 çerdheve, fajëson komunat

Po i vazhdon punimet Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ku para anëtarëve të këtij Këshili po raportojnë ministrat e Qeverisë Kurti. Gjatë  fjalës së saj, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, fajet për mospërmbushjen e zotimeve që kishte bërë partia Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, po ua hedh komunave. Ajo ka theksuar se zotimi për mos përmbushjen e zotimit për ndërtimin e 160 çerdheve i kanë komunat. Ministrja, Arbërie Nagavci ka thënë se ka shumë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojnë interesat e qytetarëve të tyre vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet e Qeverisë. “Në raport me premtimin tonë për ndërtimin e 160 çerdheve, që është edhe çështja që po sulmohemi më së shumti, mendoj që qëllimshëm po harrohet pjesa e dytë e fjalisë të cilën ne e kemi përmendur në programin tonë ku kemit thënë se do të hapim 160 çerdhe në bashkëpunim me komunat, sepse sipas ligjit është përgjithësi e komunave edukimi para universitar, por mbi të gjitha çdo investim i joni si ministri duhet të bëhet me kërkesën e komunave” ka theksuar ministrja, Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Deputetët e opozitës kanë thënë se ministri të Qeverisë Kurti po i fshehin tenderët për ta keqpërdorur buxhetin

Deputetët e opozitës kanë thënë se ministri të Qeverisë Kurti po i fshehin tenderët për …