Duke folur për raportet e tij me bashkësinë ndërkombëtare, kryeministri, Albin kurti ka thënë se me aleatët konsultohemi por se vendimet i marrim vet. “Parimësia në politik sidomos kur përfaqëson nivelet e larta të saj në shërbim të interesit të popullit, të drejtave dhe nevoja të tij, në kohëra të ndryshme mund të paraqes rrezik të ndryshëm, mirëpo unë besoj që është një rrezik që gjithmonë ja vlen, meqenëse parimësia është e drejtë. Kjo nuk do të thotë që s’kemi strategji, mirëpo s’jemi dakord me veprime strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore. Me ShBA-në, me BE-në, me NATO-n ne ndajmë në mënyrë të plotë vlerat e përbashkët, por edhe interesa e qëllime të njëjta. Në Republikën e Kosovës jemi qeveri demokratike dhe duhet të marrim vet vendime për veten tonë, me që rast konsultohemi edhe me aleatët, por barrën e përgjegjësisë duhet ta marrim vetë” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …