leoni

Fatmir Limaj: Aktiviteti ynë në shërbim të vendit, do të vazhdojë në çdo situatë

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i degës së saj në Prizren, Zafir Berisha kanë vizituar aktivistët e saj në këtë komunë me të cilat biseduan për gjendjen e përgjithshme në Kosovës dhe tema të tjera. Nisma Socialdemokrate ka njoftuar përmes një postimi në facebook se ka marr përkrahje nga aktivistët dhe anëtarësia për realizimin e qëllimeve të këtij subjekti politik. “Së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha dhe bashkëpunëtorë, bashkëbiseduam dhe u koordinuam për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën e NISMA-së karshi zhvillimeve politike në vend. Nga Prizreni morëm përkrahjen për qëndrimet tona politike, duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë” thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …