Profesor në Universitetin Georgetown, Charles Kupchan ka konstatuar se kryeministri Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave kombëtare. “Ngritja kundër Uashingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, profesori universitar, Charles Kupchan. Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan ka tërhequr vërejtjen më tutje se marrëdhëniet e SHBA-së me Qeverinë e Kosovës janë në nivelin më të ulët ndonjëherë. “Ka qenë një periudhë e gjatë, kur Serbia është parë si problem, kur Serbia e ka penguar përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Por, Kurti e ka ndryshuar këtë. Tani kemi më shumë kritika të drejtuara ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit” ka vlerësuar mes tjerash profesori universitar, Charles Kupchan.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …