Në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dy seancat e vetme u ndërprenë në mungesë të deputetëve. Ky trend pritet ta përcjellë kuvendin gjatë tërë vitit, deri në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sfidë për mazhorancën po konsiderohet edhe miratimi i projektligjeve që nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve, pas largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje. Kyreparlamentari, Gluk Konjufca e pranon se puna në legjislativ do të jetë sfiduese në arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative, mirëpo e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe disa projektligjeve më vitale. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se për shkak të fushatës tashmë deputetët kanë nisur punën në teren dhe do të jetë e pamundur qëndrimi në seanca plenare. Monitoruesit e punës së Kuvendit, thonë se të zgjedhurit e popullit assesi nuk po mundet në luajnë rolin e tyre kushtetues si në aspektin legjislativ, ashtu edhe përfaqësues dhe mbikëqyrës ndaj ekzekutivit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …