Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes së Vetëvendosje tha se duhet të sanksionohen të gjithë ata që flasin, konsultohen dhe bashkëpunojnë me personat të cilët janë të futur në listën e zezë, që nënkupton të gjithë ata që janë të akuzuar për veprimet e tyre kriminale, që janë në kërkim nga organet e hetuesisë etj.

Më thënë të vërtetën kjo më fascinoj pa masë, sa bukur e tha, e tha me art e kulturë, e tha me guxim dhe pa u trembur fare, e tha me strategji, kjo e arritur e kësaj qeverie, e pa parë dhe dëgjuar më parë!…

Dhe mbetet të shpresojmë, ngasë deri me tani z. Kurti në praktikë nuk i ka zbatuar këto masa. Bie fjala, ai me këtë rast pritet dhe duhet ta sanksionoj shefen e grupit Parlamentarë të VV-së, znj. Mimoza Kusari (veprim që nuk e ka bërë deri me tani), pra z. Kurti duhet të filloj nga pastrimi i oborrit të vet…

Dihet botërisht dhe publikisht komunikimi i zonjës në fjalë me personin Radojçiq i cili është i lakuar nga të gjitha Instancat e lartë shënuara, me gjasë mbetet vetëm të shpresojmë.

Nga përvoja politike; të gjithë ata që i ri përsërisin zotimet boshe për disa herë- natyrisht që nuk i zbatojnë asnjëherë.

Kështu që opozita e tanishme dhe elektorati,, si dikur kur dhelpra kishte shpresuar, duke ngarendur pas dashit me ditë të tëra… mbetet të shpresojmë!

– Shpresa vdes e fundit!

– Shpresa është ushqimi i të dobëtëve!

– Kështu kishte shpresuar njëherë e një kohë edhe dhelpra.

 

Tetor, 2024

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …