Kontingjenti danez i KFOR-it, mbajti marshimin e njohur, “DANCON March”

Kontingjenti danez i KFOR-it, në Kosovë, mbajti marshimin e njohur si “DANCON March”, një traditë e forcave të armatosura daneze që daton që nga viti 1972 dhe ka për qëllim nderimin e veteranëve të plagosur. Në këtë marshim morën pjesë mbi 800 ushtarë, të gjithë në shërbim të misionit KFOR. Në njoftimin  ritheksohet përkushtimi për zbatimin e mandatit , i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …