Keqbërës të panjohur kanë dëmtuar pllakën e UÇK-së në Ujezë, në territorin e Shqipërisë afër Rrasës së Zogut dhe Koshares

Keqbërës të panjohur kanë dëmtuar pllakën e UÇK-së në Ujezë, në territorin e Shqipërisë afër Rrasës së Zogut dhe Koshares

Gani Nuha, Bekim Shyti e shumë ish-luftëtarë të lirisë, me 9 maj 2024, në shenjë respekti për kontributin e dhënë të shumë familjeve të Tropojës, por dhe për ditën e rënies së komandantit të UÇK-së, Ilir Konushevci, kanë vendosur pllaka në shenjë nderimi e respekti në shtëpitë, familjarët e të cilëve kanë dhënë kontribut por dhe nëpër pikat ku ishin bazat e improvizuara të UÇK-së, gjatë luftës 1998-1999. E njëjta pllakë (guri), ishte vendosur edhe në Ujezë në territorin e Shqipërisë afër Rrasës së Zogut dhe Koshares e që me 10 maj një grup prej më shumë se 100 ish luftëtarëve e kishin përuruar, por disa dashakëqijtë këto ditë e kanë dëmtuar pllakën me embleme të UÇK-së. Faqja e grupit të alpinistëve të cilët janë edhe ish-pjesëtar të UÇK-së, përmes faqet se tyre në “Facebook”, kanë treguar se Guri i vendosur në Ujezë është dëmtuar me armë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …