Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lart Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se kapacitetet e saj ushtarake tejkalojnë disa prej vendeve të Ballkanit. Gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Maqedonci deklaroi se gjatë qeverisjes mbi trevjeçare ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve të pajisjeve ushtarake, përfshirë sistemet strategjike si Bayraktar dhe Javelin, me çmime më të ulëta se në vitet e kaluara. Ai gjithashtu njoftoi se FSK-ja do të marrë pjesë në stërvitjet e mëdha ushtarake duke shtuar se investimet në teknologji dhe sisteme të reja kanë fuqizuar ndjeshëm kapacitetet luftarake të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …