Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se po përgatit organizimin e takimit të radhës në kuadër të procesit të dialogut. Në një postim të tij zyrtar, Lajçak deklaroi se gjatë javës së ardhshme do të fokusohet në planifikimin e takimit të kryenegociatorëve, që ai shpreson të realizohet në javët e ardhshme. Ky proces dialogu nuk ka pasur takime në nivel të lartë për një vit, si pasojë e tensioneve të krijuara pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës humbi jetën.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …