CEFTA

Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërruar qëndrimin, sa i përket kërkesës së Gjermanisë rreth zhbllokimit të vendimmarrjes, në CEFTA

Edhe pse nuk ka mbetur më shumë se  një javë,  kur do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, Qeveria e Kosovës ende s’ka ndërruar qëndrim sa i përket kërkesës gjermane rreth zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA dhe heqjes së masës së sigurisë për mallrat serbe që futen në territorin e Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Christian Bottcher, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se aktualisht bisedimet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Qeverisë së Gjermanisë janë duke vazhduar.  Sa i përket asaj nëse ka afate kohore brenda të cilës Qeveria e Kosovës duhet të vendos për pranimin ose jo të ofertës së Berlinit zyrtar, zëdhënësi i Ambasadës ka thënë se ka afate që dalin nga rregullat ndërkombëtare dhe procedurat e CEFTA-s dhe trupave të saj.  Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, ka vizituar dy herë radhazi Kosovën gjatë muajit shtator në përpjekjen gjermane për ta bindur Kurtin të pranojë ofertën e Berlinit zyrtar. Sarrazin është larguar i deshpëruar nga Prishtina, derisa paralajmërimet si nga vetë ai, si nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde, kanë thënë  që Kosova rrezikon të mbetet e vetme nëse nuk e pranon kërkesën e Qeverisë Gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …