Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se mazhornaca e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë, Kadriaj tha se po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi të njëjtit, nuk arrijnë të sigurojnë as shumicën e thjeshtë. Po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën e thjeshtë me të cilën janë mburrur. Ndërsa u fol për komisionet parlamentare dhe kërkesat janë bërë për komisione parlamentare, u dashtë për shkak të procedurës së shkurt dhe afatit kohor të shkurtër të tërhiqen kërkesat e reja. Por, në fakt çdo komision hetimor e ka bllokuar kjo mazhorancë, e cila nuk iu ka përgjigjur as pyetjeve parlamentare të parashtruara para disa muajve, duke shtuar se kanë të bëjnë me një qeveri jo transparente dhe arrogante ka nënvizuar, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …