Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate elektorale bëhet për të blerë vota

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e pensioneve dhe pagave në kohë fushate elektorale është përpjekje  për të blerë vota. Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Ajo ka shkruar se nëse Kurti e Murati bregosen për qytetarët, ata duhet që pensionet dhe pagat t’i indeksojnë për normën e inflacionit që në vitin 2022. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Deputetja, Hykmete Bajrami ka shtuar se rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se kapacitetet ushtarake të FSK-së tejkalojnë disa vende të Ballkanit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lart Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar …