Latifi: Është nder dhe krenari kur gjeneratat e reja mësojnë dhe frymëzohen nga një artist që flijoi qenien e tij për atdhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi të hënën ka marr pjesë në shënimin e ditës së shkollës që mbanë emërin e dëshmorit “Gëzim Hamza – Piktori”. Në postimin e tij në rrjetin socila facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

“Në mjediset e shkollës, me pjesëmarrjen e nxënësve, të mësimdhënësve, të prindërve, të familjarëve të dëshmorëve, të zyrtarëve komunalë, të përfaqësuesëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe të qytetarëve të Rahovecit, është mbajtur dita e shkollës që tashmë e ka emrin e dëshmorit “Gëzim Hamza – Piktori”.

Është nder dhe krenari kur gjeneratat e reja mësojnë dhe frymëzohen nga një artist që flijoi qenien e tij për atdhe, andaj sot, në emocione të shumta, isha i pranishëm në këtë ditë të shënuar.

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës kanë shfaqur një program të pasur kulturor e artistik, për ç’gjë i përgëzoj dhe i falënderoj përzemërsisht!

Lavdi dhe nderime dëshmorit të atdheut, Gëzim Hamza- Piktori, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit”, ka shkruar i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati në vizitë zyrtare në Zvicër

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga dy këshilltarët komunalë, Astrit …