Projekti “Solar4Kosova” është njëri prej projekteve që do të transformojë sistemin e energjisë termike në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama ka takuar të hënën Kryeshefin Ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani  dhe Bordin e Drejtorëve të kësaj Ndërmarrje, ku u diskutua për projektet kapitale në të cilat po punon ndërmarrja Termokos.

Projekti “Solar4Kosova” është njëri prej projekteve që do të transformojë sistemin e energjisë termike në Prishtinë.

Prioriteti i Termokosit është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes, deri në mbulueshmërinë e të gjithë Prishtinës me ngrohje. Aktualisht është duke u finalizuar master plani i zgjerimit i cili synon të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një furnizim më të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët.

Kryetari Rama gjatë këtij takimi u njoftua që janë bërë përgatitjet e nevojshme që me 15 Tetor të fillojë sezoni i ngrohjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …