Në një fjalim në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane, Bernie Sander iu kërkoi demokratëve që të mbështesin Hillary Clinton drejt Shtëpisë së Bardhë. Në momentin që ai doli në skenë, ovacionet shpërthyen dhe nuk u ndalën pë 3 minuta. “Hillary Clinton duhet të jetë Presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Sanders. Tensionet në konventën e demokratëve ishin të dukshme me mbështetësit e Sanders që thërrisnin emrin e tij dhe vërshëllenin atë të Clinton. Por, senatori kërkoi që demokratët të bëhen bashkë dhe të mposhtin “demagogun” Donald Trump, i cili sipas tij i ndan amerikanët. “Clinton e ka kuptuar që diversiteti është një nga pikat tona më të forta dhe jo e kundërta”, vijoi Sanders. Ai apeloi tek të gjithë delegatët dhe mbështetësit që të bëjnë gjithçka kanë mundësi që Clinton të zgjidhet kryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …