Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën më 10 tetor. Kryetari Erdogan, do të pritet në takim fillimisht me kryeministrin Edi Rama dhe më pas takimi me delegacionet. Qëndrimi i tij në Tiranë parashikohet të zgjasë vetëm pak orë, pasi ndalesa tjetër e presidentit turk, do të jetë Serbia. Shqipëria dhe Turqia i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre vitet e fundit dhe kanë firmosur dokumentin e bashkëpunimit strategjik, ndërsa disa projekte janë duke u zbatuar. Turqia konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe mbështetëse e fuqishme e saj në arenën ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …