Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve nga qeveria në ikje, është mashtrim elektoral

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar  se rritja e pensioneve nga qeveria në ikje, është mashtrim. Ai ka thënë se ky vendim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, sikur janë  pensionistët. Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale. Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50 për qind dhe pastaj çdo vit rritje prej 10 për qind. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej 500 eurove”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …