Dhjetë policë të lënduar në protestën e dhunshme dhe të çoroditur të opozitës, në Tiranë

Protesta e opozitës në Tiranë, pati për pasojë lëndimin e dhjetë zyrtarëve policorë nga  hedhja e  molotovëve, mjeteve piroteknike dhe sendeve të forta nga protestuesit. Mbështetësit e Partisë Demokratike kundërshtuan vendimin e burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë. Protestuesit, të vendosur përpara Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, hodhën mjete shpërthyese drejt objekteve shtetërore. Për të shpërndarë turmën që u përpoq të mblidhej para Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës. Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, deklaroi se ky ishte vetëm hapi i parë i një vale protestash, duke theksuar se qeveria teknike është kërkesa kryesore e opozitës. “Do të jemi çdo ditë në aksion”, tha ai. Në prag të protestës, disa të rinj mbanin parullën “Bëjeni Shqipërinë të lirë sërish” ndërsa forcat zjarrfikëse dhe autobote me ujë ishin në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim për dhunën gjatë protestave dhe kanë bërë thirrje për dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti bashkë me ministrin, Sveçla, pritën në takim shefin e EULEXit, Gjovanni Pietro Barbano

Kryeministri Kurti vlerësoi marrëdhëniet me EULEX-in si reagues i dytë i sigurisë në vend e …