Ka ndërruar jetë babai i ish deputetit Haxhi Shala. Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij, Fanol Shala. “Njoftojmë familjarët dhe miqtë, se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai dhe gjyshi, Xheladin R. Shala. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00, në varrezat e fshatit Banjë të Malishevës. Do të kujtojmë përherë. U prefsh në paqe gjysh”, ka shkruar Fanol Shala. Haxhi Shala është arrestuar nga Gjykata Speciale dhe ndodhet në paraburgim në Hagë.