Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka shkruar lidhur me logjiken e marrjes se vendimeve në qeverinë Kurti. Ai ka thënë se qeveria fillimisht merr vendim që është në kundërshtim më rekomandimet e Amerikës dhe BE-së, më pas e zgjat periudhën kundërshtuese dhe në fund dorëzohet. Sa për ilustrim tash së fundi rasti me ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe në Kosovë- motoja e vuvuzelave politike për këtë qasje dhe të tjera të ngjashme. Zgjatja e kësaj periudhe kundërshtuese, sa më shumë që është e mundur që i nervozon ndërkombëtarët, por sjell simpati politike, sidomos tek pjesa militante dhe tek ata që kanë antipati ndaj ndërkombëtarëve, sidomos amerikanëve – motoja e vuvuzelave politike është ‘po vjen era shtet. Pastaj lëshimi pe, dorëzim i plotë, pranimi i asaj që rekomandonin ndërkombëtarët, sa për ilustrim, vendimi që të lejohet hyrja e mallrave serbe – motoja e vuvuzelave politike ‘ky është pragmatizëm’”, ka shkruar Faton Abdullahu në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …