Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takimin e përbashkët me shqiptarët e Malit të Zi, ka theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat. Për çështje madhore kombëtare, ka theksuar Begaj se si shqiptarë duhet të jenë bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet. Bajram Begaj ka përgëzuar përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi për atë që kanë bërë dhe bëjnë në interes të shqiptarëve dhe i ka këshilluar se është e rëndësishme të mos tolerojnë veprimet antishqiptare. Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot, por kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ka nënvizuar, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …