Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se blloku mbështet tregtinë e lirë në mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në linjë me rregullat e CEFTA-s. Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një pjesë integrale e Planit të Rritjes, që të dyja nënkuptojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha ai. Qeveria e Kosovës erdhi deri te ky vendim pas disa negociatave të zhvilluara me zyrtarë gjermanë në prag të samitit të Procesit të Berlinit që mbahet më 14 tetor. Ajo hoqi masën e ndalimit për mallrat serbe që hyjnë vetëm në pikën kufitare në Merdare, ndërsa për ta implementuar në tërësi, Kosova është në pritje të ardhjes së skanerëve që do t’ia sjellin vendet partnere në mënyrë që kontrolli të më i rreptë. Këtë lëvizje të Qeverisë e mirëpriti Gjermania, Franca dhe BE, si dhe po ashtu reaguan krerët e Serbisë që meritat ia lanë Gjermanisë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …