Policia e Shtetit njofton se ka proceduar penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në lidhje me protestën e zhvilluar më 7 tetor 2024. Në një komunikatë për mediat, policia ka njoftuar se është arrestuar një 57-vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 9 protestues të tjerë, ndërkohë që dy të mitur dhe një 29-vjeçar janë proceduar në gjendje të lirë. Policia bën me dije se si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov u dëmtuan 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas babë e bijë, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije gjithashtu se pranë bashkisë Tiranë policia janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dy çanta me 17 bomba molotovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …