Një njësit luftëtarësh të zgjedhur ka sulmuar shtëpitë e vëllezërve Peçani, policë të Serbisë në Godanc (E premte 9 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një njësit luftëtarësh të zgjedhur ka sulmuar shtëpitë e vëllezërve Peçani, policë të Serbisë në Godanc (E premte 9 tetor, 1998)

Ende pa zbardhur drita  kam dëgjuar trokitje të lehtë në dritare. Bashkëshortja ime, Zymrytja më thotë se është Jetë Hasani. Dal me shpejtësi dhe frikë mos ka ndodhur diçka e papritur. E shoh të qeshur por edhe të lodhur tejmase. Ai më bën me dije se aksioni pjesërisht ka pasur sukses, ndërsa tregon se  me rastin e kundërsulmit të policëve shqipfolës kanë marrë plagë tre luftëtarë nga radhët tona, njëri rëndë. Kam qenë fare i sigurt se shtëpia e policëve, në Godanc ruhet me forca të shumta policore. Jeta, dyshon se policët kanë ditur për sulmin. Ai dyshon madje edhe në njërin nga ushtarët tanë që ka marrë pjesë në rrethim.

Sulmi që ka zgjatur afër një orë si duket nuk ka qenë i koordinuar dhe luftëtarët tanë sapo kanë dëgjuar britmat e fëmijëve dhe të grave janë kursyer nga depërtimi brenda shtëpisëJeta thotë se ka policë të plagosur ndërsa është fare i sigurt se gratë dhe fëmijët nuk kanë pësuar.

Jetën, pavarësisht nga krejt çka ndodhur e kam mbështetur  dhe jam bërë gati për të depërtuar në ambulancë, me qëllim që të shoh gjendjen e ushtarëve të plagosur.

Më vonë kam mësuar se plagë më të forta ka marrë ushtari i quajtur Gjeografi, Nazim Bllaca, pastaj A. Sh. dhe R. M.

Në ambulancë e kam takuar Elez Durmishin dhe mjekun Fitim Selimi i cili gjendjen e të plagosurve e kualifikon jashtë rrezikut. Plagë jo serioze në këmbë ka marrë edhe G. D. Ushtari i plagosur më rëndë, Gjeografi, tregohet shumë i fortë edhe pse shihet se ka temperaturë dhe dhembje.

Askush tani për tani nuk di të tregojë se a ka pasur të vrarë apo të plagosur nga radhët e bashkëpunëtorëve të okupatorit, por trimëron fakti se sulmi i organizuar kundër tyre tregon se Ushtria çlirimtare nuk është shthurur, sikur lajmërojnë mediat serbe.

Në mbrëmje jemi takuar në shtëpinë e Ramizit. Tani kur aksioni nuk ka pasur gjithaq sukses, ai është në formë për të akuzuar dhe për t`u treguar më i përmbajtur, edhe pse e vërteta është krejt ndryshe. Ai është më i papërmbajtur se shumë të tjerë. Kanë ardhur edhe Naim Imeri dhe Vehbi Zeqiri, të cilët po ashtu kanë dëgjuar për sulmin dhe kanë ardhur për të mësuar nga afër se ç’ ka ndodhur.

 ……

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë …