leoni

Zyrtari i qeverisë, Naser Hafizi nga arratia thotë se ndodhet në udhëtim zyrtar në Francë, me aprovimet nga Ministria

Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, ku ka deklaruar se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Francë, me të gjitha lejet e nevojshme nga Ministria. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas hetimeve disa mujore. Gjatë këtij aksioni, është arrestuar Sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, ndërsa Hafizi nuk është gjetur në banesën e tij. Sipas njoftimit të Prokurorisë dhe Policisë, Hafizi dyshohet për veprat penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar,” “Shpëlarje të parave,” dhe “Mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë,” ndërsa Bytyqi për “Keqpërdorim të detyrës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …