leoni

Punësimi i grave vazhdon të jetë sfidë

Gjatë ditës së sotme organizata “Women for Women” në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, kanë mbajtur një takim me temë: “Punësimi i grave- Sfidat dhe mundësitë”.

Hapjen e këtij takimi e bëri drejtori Balton Dërguti, i cili të pranishmit i ka njoftuar për grantet që i kanë ndarë për gratë.

“Drejtoria ka bashkëpunuar me shumë organizata për t’i ndihmuar gratë në biznes. Interesimi i grave është shumë i madh për të hapur biznese dhe ato janë shumë aktive edhe nëpër aktivitete të ndryshme”, ka thënë drejtori Dërguti.

Gratë e pranishme në këtë takim i ka përshëndetur edhe Iliriana Gashi, drejtore e “Kosova Women for Women”, ajo ka thënë se kjo organizatë që nga paslufta merret me fuqizimin e grave në biznes, por edhe grupin e grave të margjinalizuara.

Ndërkaq Valbona Sojeva këshilltare në Zyrën e Punësimit në Ferizaj, ka folur për masat aktive të punësimit. Edhe Misin Osmani nga Qendra për Punë Sociale të pranishmëve ju ka sqaruar në lidhje me skemat sociale dhe punësimin e grave.

Kushtrim Shehu koordinator i projektit “Mundësitë e përmirësuar të punësimit dhe vetëpunësimit” gratë e pranishme në këtë takim i ka njoftuar edhe me të gjeturat nga fokus grupet me gra dhe biznese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …