Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Punësimi i kosovarëve në Gjermani dhe Kosovë: sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse”

Sot, Instituti GAP publikoi raportin “Punësimi i kosovarëve në Gjermani dhe Kosovë: sektorët dhe pagat sipas fuqisë blerëse”. Ky raport analizon numrin e të punësuarve dhe trendet e rritjes së punësimit në sektorët kryesorë ku janë të punësuar kosovarët në Gjermani dhe brenda vendit. Për më tepër, raporti shqyrton dallimet në paga mes këtyre sektorëve në të dyja vendet, të përshtatura sipas kostos së jetesës.

Gjermania mbetet shteti kryesor në të cilin emigrojnë qytetarët e Kosovës. Së fundmi, pas miratimit të disa ndryshimeve legjislative që lehtësojnë migrimin për arsye të punësimit, numri i qytetarëve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët mund të pajisen me leje të punës në Gjermani është rritur nga 25 mijë në 50 mijë persona në vit. Për shkak të kërkesës së lartë, në vetëm dy muaj është plotësuar kuota vjetore e aplikimeve për para-aprovime të vizave të punës për qytetarët e Kosovës për vitin 2024. Gjithashtu, së fundmi është miratuar ‘karta e mundësive’ me sistem të pikëve vlerësuar në bazë të aftësive e cila lejon personat e huaj të qëndrojnë në Gjermani për një afat kohor një-vjeçar për të kërkuar punë. Ngjashëm, është lehtësuar procedura e natyralizimit apo pajisjes me nënshtetësi gjermane, duke u shkurtuar koha e pritjes nga tetë vite sa ishte më herët, në tre deri në pesë vite.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe nga shtatë sektorët e analizuar në Gjermani, Kosova kryeson me numrin më të madh të punësuarve në sektorin e ndërtimtarisë (32,238 persona), prodhimit (17,774 persona), tregtisë (17,702 persona), dhe hotelerisë dhe gastronomisë (12,434 persona). Gjatë viteve të fundit, punësimi i qytetarëve të Kosovës në disa nga këta sektorë në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme, si në atë të shëndetësisë, ku numri i të punësuarve është rritur mesatarisht 16% çdo vit. Numri i të punësuarve në Gjermani në këtë sektor është sa 64% e gjithsej të punësuarve në të njëjtin sektor në Kosovë.  Ndërkohë, në sektorë si ai i ndërtimtarisë, ka pasur luhatje më të mëdha nga viti në vit, megjithatë, gjatë periudhës 2019-2023, numri i të punësuarve nga Kosova në këtë sektor në Gjermani është rritur me mbi nëntë mijë persona; ku numri gjithsej i të punësuarve është sa rreth 58% e të punësuarve në Kosovë në të njëjtin sektor. Ngjashëm, rritje e numrit të kosovarëve të punësuar në Gjermani është vërejtur në sektorët e edukimit (+17%), informimit dhe komunikimit (+16%), hotelerisë dhe gastronomisë (+12%), dhe prodhimit (+11%). Edhe në Kosovë, në vitet e fundit vërehet një rritje mesatare vjetore e numrit të të punësuarve në sektorin e ndërtimtarisë (+25%); tregtisë (+21%); informimit dhe komunikimit (+14%), etj. Kurse, numri i të punësuarve në sektorin e shëndetësisë në Kosovë ka mbetur pothuajse i njëjtë përgjatë viteve.

Për më tepër, gjetjet tregojnë se dallimi në paga mesatare mujore neto ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, pasi përshtaten për dallimet e kostos se jetesës në Kosovë, është si vijon: pagat neto në Gjermani në sektorin e shëndetësisë janë më të larta për 1,406 euro; në sektorin e edukimit për 1,740 euro; në sektorin e informimit dhe komunikimit për 1,248 euro; në sektorin e ndërtimtarisë

për 1,064 euro; në sektorin e tregtisë për 1,306 euro; në sektorin e prodhimit për 1,699 euro; dhe në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë për 926 euro.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …