Policia e Kosoves

Policia e Kosovës pengon anëtarët e Partisë Socialdemokrate, të vendosin disa pankarta në rrethojat në pikën kufitare, në Merdarë

Policia e Kosovës, sot i ka  penguar anëtarët e Partisë Socialdemokrate,  të vendosin disa pankarta në rrethojat në pikën kufitare në Merdarë. Policia ka kërkuar nga anëtarët e PSD-së që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, por një gjë e tillë u kundërshtuan nga aktivistët e kësaj partie, me ç’rast pati edhe një përplasje ndërmjet tyre. Më pas ata kanë vendosur një pankartë me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”. Aksioni i PSD-së vjen një ditë pasi ky pikë-kalimin kufitar me Serbinë, me vendim të Qeverisë është hapur për hyrjen  e mallrave serbe, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …