Komuna e Ferizajt mbështet implementimin e reformës së metodologjisë së inspektimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur delegacionin nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm, prirë nga znj. Lyra Osmani – u.d Inspektore e Përgjithshme e cila shoqërohej nga eksperti ndërkombëtar nga Anglia z. Donald Macrae me bashkëpunëtorë. Në takim u diskutua mbi implementimin e reformës së inspektimeve me theks në krijimin e metodologjisë së inspektimeve duke u bazuar në vlerësimin e rrezikut. Me këtë rast, kryetari Aliu shprehu gatishmërinë e plotë për të mbështetur si Komunë këtë synim.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …