Me 18 tetor 2024 (e premte) me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec do të mbahet mbledhja e dhjetë për këtë vit të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit të komunës në këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2026-2026
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2024-2028
4. Shqyrtimi i raportit financiar janar – shtator 2024
5. Shqyrtimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës, P- 00772-10, ZK – Xërxë
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës, P-05537-2, ZK – Rahovec dhe
7. Të ndryshme.