Ish-nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit në Maqedoni, Abdylmenaf Bexheti duke folur për pastrimin e listave zgjedhore, ka thënë se ky proces nuk mund të zgjidhet pa regjistrimin e popullsisë. “Zgjidhje e vetme përfundimtare e këtij problemi qëndron në regjistrimin e popullsisë”, ka thënë Bexheti. Sipas tij, çdo veprim tjetër mund të sjell pështjellim dhe paqartësi rreth listave zgjedhore. Maqedonia është shteti i vetëm në rajon që nuk ka një pasqyrë të saktë për numrin e popullsisë, për shkak se regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2001. Përpjekja për regjistrim para 5 vitesh kishte dështuar për shkak të mos-pajtimeve të thella mes anëtarëve shqiptarë dhe maqedonas në lidhje me regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë që jetonin përkohësisht jashtë vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …