Shirat e pandërprera dhe vërshimet kanë goditur rajonin e vendeve të Ballkanit, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën
N1 Sarajevo

Erdogan, u zotua se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Bosnjë e Hercegovinën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, u zotua se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Bosnjë e Hercegovinën pas përmbytjeve vdekjeprurëse që goditën vendin javën e kaluar, raporton Anadolu. “Ne kemi bërë dhe po bëjmë çmos për të shëruar plagët e vëllezërve dhe motrave tona (në Bosnjë e Hercegovinë), shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, të cilët humbën të afërmit e tyre dhe që pësuan dëme financiare”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij AK në Ankara. “Me lejen e Zotit, ne nuk do t’i lëmë vetëm vëllezërit dhe motrat tona, ashtu siç edhe kemi vepruar deri më tani”, theksoi presidenti turk, duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë të kujdesemi më së miri për amanetin që na ka lënë i ndjeri Alija Izetbegoviq, duke na mbajtur dorën në spital para se të jepte frymën e fundit”. Gjatë javës së kaluar përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut goditën zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë të paktën 21 jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërkaq, dhjetëra persona po ashtu rezultojnë të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …