Euro

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e konsideron diskriminuese dhe klienteliste rritjen e pensioneve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, e ka quajtur diskriminuese dhe klienteliste rritjen e pensioneve. Në një reagim lidhur me këtë rast thuhet se ka qenë e sigurt se qeveria do t’i rrisë pensionet dhe skemat sociale sikur që ka mundësi reale të rriten edhe pagat në arsim. Realisht këto grupe të targetuara përfituese kanë shumë votues andaj edhe ishte i pritshëm vendimi i qeverisë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të rriten pensionet por jo në këtë mënyrë dhe këtë përqindje, por kishte kërkuar të bëhej indeksimi në vitin 2022 kur inflacioni ishte 22 për qind dhe pastaj të bëhet rritja. Me rritjen prej 20 për qind, askush nuk përfiton përveç qeverisë. Madje, me këtë rritje pensionistët dhe përfituesit tjerë nuk marrin më shumë se 90 për qind nga pensionet paraprake, është thënë mes tjerashnë reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Ardian Kastrati akuzon Mimoza Kusarin, për koordinim dhe marrëveshje me terroristin, Milan Radoiçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas publikimit të një …