Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike në institucionet publike. Në një deklaratë për media para Gjykatës Kushtetuese, ai e cilësoi këtë vendim si “shokues” dhe si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj të drejtave themelore të komuniteteve” në Maqedoninë e Veriut. Arbër Ademi theksoi se vendimi përbën një kërcënim serioz për funksionimin e barabartë të institucioneve dhe stabilitetin multietnik të vendit. Ademi paralajmëroi se ky hap do të ketë pasoja të gjera, duke përfshirë goditjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe balancimin e përfaqësimit të komuniteteve në punësim dhe institucione. “Sot, më shumë se kurrë, jemi përballë një krize të rëndë të bashkëjetesës dhe të drejtës për mundësi të barabarta,” deklaroi ai.