Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po qëndron gati katër vjet, në arrest, në burgun e Hagës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte, ka arritur në vendlindje nën masa të rrepta sigurie. Ai është dërguar drejtpërdrejt nga Aeroporti te varri i vëllait të tij, Azem Januz Krasniqi ndërsa po ruhet nga pjesëtarët e EULEX-it, si dhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mbrojtja e ish zëdhënësit të UÇK-së. Jakup Krasniqi, bëri kërkesë që ai të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së vëllait të tij dhe kjo u aprovua nga Gjykata. Me këtë rast bëhet e ditur se pritet që, Jakup Krasniqi, të qëndrojë në vendlindje, sot dhe nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …