leoni

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Është momenti që Mimoza Kusari të rrëfehet kush dhe si e nxiti, apo e detyroi, të negociojë me Radoiçiqin

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se ka ardhur momenti që Mimoza  Kusari – Lila të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo e detyroi, të negociojë me Radoiçiqin. Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit”, thuhet në reagimin e Ramadanit. Tutje, ai ka shkruar se “Nëse është vet edhe planifikuese, edhe zbatuese, e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë”. Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të”, ka pohuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdixhiku: Bisedat me terroristët e veriut janë të papranueshme, s’ka justifikim me luftë hibride

Pas publikimit të një pjese të re të bisedës mes Mimoza Kusari-Lila, Shefes së Grupit …