Policia e Kosovës sot ka mbajtur një ceremoni të veçantë përkujtimore me rastin e 5-vjetorit të rënies heroike të policit të njësive speciale, Enver Zymberi. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni vendosën kurora lulesh tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Ata, më pastaj vazhduan drejt fshatit Dubovc, tek varri i Heroit Enver Zymberi, ku vendosën dhe pas kësaj ata vizituan edhe familjen e tij. Enver Zymberi, pjesëtar i njësive elitare ROSU, u qëllua për vdekje nga ekstremistët serbë me 26 korrik të vitit 2011, gjatë përpjekjes së Policisë së Kosovës për të marrë kontrollin e pikave kufitare në veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …