Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se ka kërkuar që të shtyhet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sepse është tejet e rëndësishme të hidhet dritë mbi marrëveshjet e fshehta të kryetares së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq. Përveç faktit që Milan Radojiçiq na e paska përcaktuar pagën minimale dhe na i ka përjashtuar kategoritë më të ndjeshme, më të lavdishme nga kjo pagë, dhe që paska pasur edhe kandidat të tij për Gjykatë Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve, në çka tjetër janë të involvuar dhe kanë marrëveshje me Milan Radojiçiqin?. Abelard Tahiri theksoi se PDK-ja nuk do të bashkëpunojnë në asnjë rrethanë me Lëvizjen Vetëvendosje përderisa Grupi Parlamentar i saj udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …