leoni

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Rahovecit, e gjashta për vitin 2024

Në Rahovec u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e gjashta për këtë vit. Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës z.Smajl Latifi, duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së.

Kjo është mbledhja e gjashtë e rregullt për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja. Të pranishëm në mbledhjen e sotme, përveç anëtarëve të KKSB-së, përfaqësuesve të OSBE-së, nënkryetarit të komunës, drejtorët e drejtorive, ishin edhe pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dy pjestarët e FSK-së që janë gjithashtu anëtarë të KKSB-së, ligjeruan rreth iniciativës për informimin e audiencës për misionin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Folën rreth historikut të FSK-së, misionin dhe detyrat, strukturat dhe organizimin, pajisjet dhe armatimin, mundësitë dhe sfidat.

Në përgjithësi në këtë mbledhje u shtjelluan këto çështje

Informimi i audiencës për misionin dhe detyrat e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në Komunën e Rahovecit

Mbajtja me sukses i festës së vjeljes së rrushit “Hardh-fest” – pa asnjë incident

Mirëmbajrja e rrugëve dhe trotuarëve për pregatitje të sezonës dimërore

Përmirësimi i komunikimit ndëretnik dhe ndërfetar – organizimini i fushatave vetëdijësuese

Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik

Niveli i sigurisë në shkolla

Deponitë ilegale dhe mbeturinat

Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hudhjes së mbeturinave

Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).

Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

91 vepra penale, 4 incidente jopenale, 3 raste me narkorikë, 10 raste me para falco, 4 vjedhje, 6 raste të asgjësimit të pasurisë, 5 zjarrvënie, 1 rast mashtrimi, 11 armëmbajtje pa leje, 3 raste “person i zhdukur”, 10 raste të dhunës në familje. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 56 persona, 30 prej tyre janë mbajtur për 48 orë.

Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor:

Janë dhënë 1422 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 47 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 41 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 141 gjoba për parkingje joadekuate.

Nga shkollat e Komunës së Rahovecit janë realizuar 5 raste: Vjedhje, lendim i lehtë trupor dhe asgjësim i pasurisë.

Në fund të mbledhjes, kryetari falenderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë. Në veçanti falënderoi pjestarët e FSK-së kontributin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …