Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Nënkryetari z. Sami Cacaj dhe Drejtorë të Drejtorive komunale kanë mirëpritur të enjtën në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, i cili shoqërohej nga udhëheqësja e ekipit që mbulon Kosovën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, znj. Helen Walker, zyrtarin për zbatim të projekteve dhe politikave në Ambasadë, z. Vladimir Jovanovic dhe zyrtarin për komunikim, z. Ardian Nrecaj.

Me Ambasadorin Hargreaves u bisedua për zhvillimet në Komunën e Deçanit, projektet e realizuara, prioritetet e komunës drejtë Zhvillimit Ekonomik, e po ashtu edhe për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti i Deçanit.

Kryetari Ramosaj me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij ndaj mbështetjes së pa rezervë të Mbretërisë së Bashkuar, si një prej aleatëve kryesor të Kosovës dhe një prej shteteve më të fuqishme në Evropë. Ai ka falënderuar Ambasadorin Hargreaves për vizitën dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …