Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ditën e sotme. Ai tha se ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e Qeverisë Kurti, pasi ky pushtet ka përfshirë terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës. Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një personi që gjendej në Listën e Zezë të SHBA-vë, iu është mundësuar ta diktojë agjendën e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të kalojë pa përgjigje, tha Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …