leoni

Kryetari Latifi u takua me banorët e Lagjes I ku diskutoj për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces realizimi

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, me bashkëpunëtorin e hershëm Ardian Rama dhe me kolegë të tjerë, u takua me banorët e Lagjes I të qytetit të Rahovecit, ku diskutoj për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces realizimi. Pjesëmarrësit u inkurajuan të shprehnin mendimet e tyre dhe të ofrojnë këshilla e kontribute të vlefshme për përmirësime të mëtejshme, duke nxitur dialog konstruktiv për zhvillimin e mëtejmë të lagjes.

Një theks i veçantë u vendos mbi rëndësinë e bashkëpunimit mes komunitetit dhe autoriteteve lokale, për të siguruar që projektet të përmbushin nevojat e të gjithëve dhe të realizohen brenda afateve të caktuara. Gjithashtu, u kërkua mbështetja e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje për të ardhmen e komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …